Rama nis strategjinë e shpërblimit për ata që punojnë ‘në shtet’

Mjaft analistë politikë kanë paralajmëruar se përveç vërshimit të parave të zeza të krimit dhe të korrupsionit, Edi Rama, në zgjdhjet e pranverës së vitit 2021 do ta synojë mandatin e tretë duke u mbështetur në një administratë shtetërore të fryrë, si dhe në kontrollin e plotë që ka mbi pushtetin lokal.

Përveç më shumë se 60 mijë vendeve të reja të punës që ka hapur `në shtet`, Rama synon që të shkojë në zgjedhjet e ardhshme me rritje domethënëse pagash dhe pensionesh, të cilat nuk i bëri asnjëherë në këto 7 vite që ka në pushtet.

Kjo strategji elektorale rritje pagash në një kohë që vendi është zhytur në një krizë të thellë ekonomike-financiare është inaguruar ditën e sotme me rreth 5 mijë ushtarakë efektivë që ka vendi ynë.

Nëpërmjet një vendimi të saj, qeveria Rama rrit pagën mujore të ushtarakëve me 10 mijë lekët rë reja, të cilat do të jepen si kompesim ushqimor.  

“Investimi në burimet njerëzore të Forcave të Armatosura është prioritet absolut. Duke nisur nga muaji korrik, në pagën mujore të ushtarakëve tanë do të shtohen 10 mijë lekë të reja, në formën e kompensimit ushqimor. Ky vendim, i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes gjeti mbështetjen e menjëhershme të qeverise dhe i jep një zgjidhje dinjitoze një problemi të bartur prej shumë vitesh. Miratimi i kësaj shtese në pagat mujore të ushtarakëve, nuk ka thjesht impakt të konsiderueshëm pozitiv në buxhetet familjare të ushtarakëve por është shenjë vlerësimi për punën e jashtëzakonshme që efektivët tanë kanë bërë gjatë këtyre viteve, duke e kthyer FA në institucionin më të besuar për shqiptarët”, shkruan minstria e Mbrojtjes Olta Xhaçka në faqen e saj në FB.

Pikërisht pë të parandaluar këtë fenomen dhe strategji elektorale të partisë në pushtet për të përdorur financat e shtetit për synime elektorale, në Këshillin Politik u kërkua nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili ndërhyrje në nenin 91 të Kodit Zgjedhor.

Në  Kodin e ri është përcaktuar se: “Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e benefiteve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve etj, përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”.

Edhe pse marrëveshja e Këshillit është në rrezik potencial për të dështuar pas piruetave të fundit politike të Edi Ramës që synojnë të ndryshojnë Kushtetutën, duket se nuk në këto 5-6 muaj do të shohim jo vetëm rritje pagash dhe pensionesh, por edhe amnistinë fiskale.

Burimi/ SYRI.net

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close