Rama qetëson Metën: Koalicionet nuk do ndalohen, por do jenë model gjerman! Jo kosh pa din dhe iman

Pas deklaratës së Presidentit se ndryshimet e Kushtetutës nuk mund të bëhen nga një Kuvend ilegjitim, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit.

Edi Rama shkruan në Twitter se heqja e koalicioneve apo hapja e listave nuk bëhet me referendum askund.

“Ilir Meta thotë ndryshimi i sistemit, heqja e koalicioneve, hapja e listave bëhen vetëm me referendum! Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë, as koalicionet s’do ndalohen, po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton” – shkruan Rama.

Ndërkohë, në një mesazh të dytë, rama vijon: “Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor, as jugor, as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndim! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program, jo kosh karavidhesh pa din as iman”.

Më herët Meta u shpreh se ndryshimet që Kuvendi po përgatitet të bëjë i takojnë vetëm popullit përmes referendumit. Ai madje e kërcënoi Kuvendin me shpërndarjen e tij.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close