Rama shkund administratën, ultimatum të shkarkohen arrogantët dhe “shushunjat” e LSI, kërkon raport mbi punën e çdo zyrtari

Rama shkund administratën, ultimatum të shkarkohen arrogantët dhe “shushunjat” e LSI, kërkon raport mbi punën e çdo zyrtari
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar të nisë me urgjencë furtuna në administratë. Edhe pse në disa mbledhja të javëve të fundit me Grupin Parlamentar të Partisë Socialistë dhe takimet me drejtuesit politikë të PS në 12 qarqe kryeministri Rama ka kërkuar që të shkarkohen parazitët në administratë, duket se kërkesat e tij kanë rënë në vesh të shurdhët. Për këtë arsye këtë të enjte në telefonat e krerëve të degëve të Partisë Socialiste në rrethe, drejtorëve të administratës dhe përfaqësuesve të tjerë të PS ka shkuar një mesazh nga shefi i qeverisë, i cili iu ka vënë ultimatum, ndërsa iu kërkon të shkarkojnë nëpunësit arrogantë që janë pjesë e zyrave të shtetit.
Në këtë kontekst, referuar porosisë së Ramës, ky i fundit ka kërkuar që të gjithë rrogëtarët e shtetit që nuk iu përgjigjen ritmit të reformave, duke rritur performancën dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, nuk duhet të jenë më pjesë e administratës, pasi sikundër theksohet në mesazh Partia Socialiste nuk është strehë për ta. Madje, me tone të ashpra dhe i prerë, kryesocialisti ka kërkuar që prioritet i shkarkimeve të jenë zyrtarët që janë militantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët i konsideron si “shushunja”. “I kërkoj çdo drejtuesi të administratës ta sjellë performancën e zyrës në nivelin e reformave dhe të energjisë së qeverisë dhe transformimeve të drejtuara nga bashkia, duke i dorëzuar pranë krerëve të PS të rretheve. Paralelisht me raportet e 12 drejtuesve politikë, do të marr edhe raport nga krerët e partive. PS ka kryefjalë qytetarin dhe se zyrtarët arrogantë do të shkarkohen. PS nuk mund të bëhet pre e projekteve individuale për karrierë politike dhe strehë e parazitëve, është ajo që përcakton karrierën e individit në parti.
Sa i takon mbetjet të LSI në administratë shikoni pozicionin e tyre se janë shushunja”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Ramës drejtuar vartësve të vet. Rama raporte për çdo emër Por ky mesazh i kryeministrit Edi Rama për vartësit e tij është një tërheqje vëmendje edhe për koordinatorët e Partisë Socialiste në 12 qarqe, për shkak se përmes tij, ngarkohen krerët e degëve të PS që të përpilojnë raport për punën dhe performancën e drejtuesve të administratës, të cilin më pas do ta dorëzojnë tek shefi i qeverisë.
Pra, në një kohë që kryeministri Rama ka kërkuar raporte nga drejtuesit politikë, ai paralelisht ka kërkuar raporte edhe nga krerët e degëve, në mënyrë që të bëjë ballafaqim me të dhënat që atij i shkojnë në tryezë nga 12 koordinatorët sa i takon punës së deputetëve dhe të gjithë aparatit të administratës shtetërore për zonat e tyre. Kjo do të thotë se kush nuk i përgjigjet ritmit do largohet. Sipas mesazhit, Rama kërkon raport performance nga çdo zyrë shteti dhe atje ku ka defekt pritet furtunë.
Edhe Balla paralajmëron parazitët në administratë Mirëpo, ai që e mbështet këtë porosi të kryeministrit Edi Rama ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili nga qyteti i Cërrikut theksoi dje se PS kundërshtarë nuk ka kryedemokratin Lulzim Basha, por punonjësit e shtetit që janë arrogantë. Sipas tij, të gjithë ata punonjës të administratës që nuk iu shërbejnë me përkushtim dhe iu ofrojnë shërbim cilësor qytetarëve nuk kanë vend në zyrat e shtetit.
“Që ta ruajmë këtë aleancë me qytetarin ne duhet të ofrojmë shërbimet publike sipas pritshmërive të njerëzve. Kundërshtari ynë më i madh nuk janë as Meta, as Basha, por ata punonjës të zyrave të shtetit që nuk e kryejnë detyrën siç duhet. Pikërisht ndaj këtyre punonjësve ne duhet të jemi shumë të rreptë. Gjyqtar më të mirë se populli nuk ka dhe populli do të na gjykojë të gjithëve në 25 Prill. Populli do të dijë të ndajë shapin nga sheqeri dhe t’i japë Edi Ramës një mandat të tretë për të qeverisur së bashku me njerëzit”, deklaroi Balla.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close