Rama sqaron lëvizjen e lirë në BE: Nuk ka kthim vizash

Të gjithë shtetasit shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë në ndonjë prej vendeve të Zonës Shengen do të duhet të aplikojnë dhe të marrin një “ETIAS” deri në fund të vitit 2022.

Për këtë u pyet edhe kryeministri Rama gjatë komunikimit të tij javor. Ai theksoi se ky vendim është për të gjitha shtetet që nuk janë pjesë e BE dhe nuk është kthim prapa, nuk është kthim vizash.

“Punët e BE, besoj se keni filluar t’i mësoni edhe ju, përveç meje. Ka nisur të flitet që në vitin 2016 për këtë, tani është thënë se do të bëhet në vitin 2023, por, gjithsesi, nuk bëhet fjalë fare për ndonjë kthim pas, por për një sistem sigurie të BE për të gjitha shtetet jo anëtare të BE, të cilët nuk kanë nevojë për vizë. Nuk është kthim mbrapa tek viza siç me siguri do të predikohet nga gjithë ata që duan të përhapin erën e pusetës dixhitale në Gjirin e Lalëzit,

Jemi në një shoqëri që nuk ka të sharë për amerikanët, zviceranët, japonezët, që sipas këtij sistemi do të duhet të bëjnë një aplikim online dhe aplikimi nuk është për vizë. Ti bën aplikimin, i cili futet në sistem dhe ti merr konfirmimin online nëse je i lejuar të futesh në BE, në bazë të kartelës kriminale”, u shpreh Rama.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close