Rama urdhër të shkarkohen punonjësit e administratës në moshë pensioni! PS nis punën për mandatin e tretë

Mësohet kryetari i qeverisë ka kërkuar që të bëhet kujdes me punësimet në administratën publike, ku prioritet t’u jepet studentëve të ekselencës dhe militantëve që plotësojnë kushtet.

Ndërkohë mësohet se kreu i ekzekutivit u ka kërkuar vartësve të vet që të sjellin informacion për performancën e drejtuesve lokalë të administratës, por dhe punonjësve të veçantë nëse raportohen problematika në shërbim nga qytetarët, meqenëse ata ndodhen më afër qytetarëve. Për të gjithë ata që të dhënat do të jenë negative do të merret vendimi për t’i shkarkuar nga puna.

Po ashtu, mësohet se Rama ka kërkuar që punonjësit e administratës që i përkasin Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim duhet të “joshen” me vendin e punës, në këmbimi të integrimit në Partinë Socialiste. Pra, të gjitha këto tregojnë se PS është hedhur në sulm për mandatin e tretë. Madje, një tregues i qartë që tregon se mazhoranca e ka shumë seriozisht marrjen e mandatit të tretë është një vendim dje i qeverisë “Rama”, i cili ka hapur 600 vende të reja punë në Policinë e Shtetit, strategji kjo që do të çonte sa më shumë vota vitin tjetër për Partinë Socialiste.

“Në pikën 1, të vendimit nr.446, datë 22.5.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, fjalët “11 058 (njëmbëdhjetë mijë e pesëdhjetë e tetë) punonjës …” zëvendësohen me “11 645 (njëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet e pesë) punonjës”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Përgatitja për zgjedhje

Partia Socialiste duket se tashmë ka “ndezur” motorët për fushatën elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nisur edhe nga porositë e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen me krerët e bashkive dhe deputetët sipas qarkut, ku u kërkonte të siguronin sa më shumë vota.

Kështu ditët e fundit në të gjithë vendin, deputetët, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët më të lartë të PS kanë zbritur në terren, ndërsa kanë zhvilluar takime me bazën dhe qytetarët, në mënyrë që t’i bindin ata për t’i dhënë një mandat të tretë qeverisës.

Gjithmonë në këto tre dekada demokraci partitë që janë në pushtet kanë treguar se rruga më e lehtë për të përcjellë tek elektorati punën e qeverisë para zgjedhjeve të reja është prerja e shiritave të inaugurimeve në rrugë, shkolla e fabrika. Por gazeta ka mësuar se kryeministri Rama ka menduar që si kartë për të marrë një mandat të tretë të përdorë edhe “papunësinë”, plagë kjo të cilën qytetarët e vuajnë shumë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close