Rama zbulon kostot e ‘luftës’: Gjysmë miliardi euro humbje nga beteja me virusin për 4 muaj

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga kjo betejë për një periudhë 4 mujore, nga maji në qershor parashikimi i qeverisë është për gjysmë miliardë humbje në buxhetin e shtetit!

Në maj më konkretisht buxheti ka pasur një humbje prej 100 mln euro në mars, në prill 170 mln euro ë ndërsa parashikohet që 170 mln euro të ketë humbje për muajin maj dhe 100 mln euro për muajin prill.

“Javën e ardhshme duhet të fillojmë të përgatitemi për t’u hapur të gjitha kategoritë që do të hapen më 27 prill. Nga java e ardhshme, pasojat e shkelësve për rregullat, në radhë të parë për lokalet e trimave të lagjes që hapen fshehurazi do të jenë maksimale. Unë dhe kjo qeveri do të bëjmë gjithçka që t’u gjendemi pranë gjithkujt, por mbajeni parasysh, kjo shtëpi, ky shtet ka humbur si rezultat i kësaj lufte 100 mln euro në muajin mars. 170 mln në prill dhe me gjasë do të humbasë 170 mln në maj dhe 100 mln në muajin qershor, që është në total gjysmë miliard euro, nuk po ju qahem dhe as po ankohem. Por nuk do të thotë se do ju harrojmë, por thjesht po ju them se edhe në shtëpinë tonë të madhe janë goditur dhe duke marrë parasysh se sa shumë po bëjmë, të ardhurat janë goditur fort. Unë dua që ju të merrni më shumë nga sa kërkoni, se sot ju jeni më shumë se kurrë familja ime, por kam përgjegjësinë se kjo shtëpi të ketë dinjitet. Mos dëgjoni ato që detin e kthejnë në kos! Ne do të fillojmë këtë luftë dhe ne do ta kuptojmë se sa e mirë mund të jetë Shqipëria”, tha Rama.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close