Rama:”të rinjtë në Korçë fitojnë 1000-4000€ në muaj

Në fjalën e tij të mbajtur ditën e djeshme përmes një konference, Edi Rama zbuloi detaje të platformës “Shqipëria 2030”, teksa solli si shembull disa të rinj në Korçë, për të cilët u shpreh se sot fitojnë nga 1000 deri në 4 mijë euro në muaj, falë projekteve dixitale.

Në Korçë janë të paktën 100 të rinj që fitojnë nga 1000 deri në 4000 euro në muaj. Ata kanë gjetur punë në internet. Bëjnë shërbime për një palë të tretë. Sot janë 2.4 milion vende pune të lira që konsiderohen si potencial për shërbime të kësaj natyre. Janë në fund të botës por arrihen vetëm me një ‘click’. Është shtrirja në çdo qytet e rrjetit të një programi për më të rinjtë që duan t’i vënë në punë aftësitë e tyre digjitale për të fituar shumë më tepër edhe se të shkonin në Gjermani.

Ne po përgatisim një nga pikat e platformës tonë për Shqipërinë e vitit 2030. Një hapësirë e re ku shteti duhet të jetë aktor i drejtpërdrejtë për arsim cilësor për të qenë pjesë e këtij tregu të madh që ka vetëm mundësi që të zgjerohet. Eksperienca e nisur për aftësimin e të rinjve me përpjekjen e Tumos është eksperiencë që tregon sa shumë ambicie ka në këtë vend për këtë fushë.

Nëse vendosim një objekt për të rritur numrin e koduesve në Shqipëri për të bërë që në 4-5 vitet e ardhshme dhe disa dhjetëra mijëra, që të jenë vetëm kodues, një aspekt i botës digjitale do të vinin një bazë krejt tjetër për Shqipërinë e nesërme. Një vajzë në Korçë, kishte që nga shërbimi i mirëmbajtjes së Instagramit të një boksieri në SHBA, tek puna për Websiten e një kompanie të huaj.

Sot ajo merr mijëra euro në muaj. Edhe nuk e njeh askush, jeton në Korçë. Si ajo të paktën ka 100 talente si kjo. Duhet t’i kthejmë në shembuj konkret, duke bashkëpunuar me fondacione, bashkinë që ta kthejmë në një rrugë të re që kemi vënë bazat tashmë. Në një vend që funksionon në rrugë digjitale.”- shprehet ai

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button