Raporti panoramik i tregut mediatik te punes paraqitet ne Korçe

Raporti panoramik i tregut mediatik te punes paraqitet ne Korçe

Drejtuesit e UGSH paraqiten per gazetaret, anetare te Unionit te qarkut te Korçes punimin e realizuar fale nje pune ku u perfshine te gjitha deget e unionit

Korçe 30.10.2020

Gazetare te mediave vendore dhe reportere te mediave kombetare, te qarkut te Korçes, moren pjese ne takimin per paraqitjen dhe diskutimin rreth Raportit te pergatitur nga UGSH per panoramen e tregut mediatik te punes ne Shqiperi. Ky raport i pergatitur fale kontributit te kryetareve dhe kordinatoreve te degeve te Unionit ne 12 qarqe dhe nje grupi gazetaresh, drejtues te Unionit ne Tirane ofron te dhena analitike dhe statistikore per tregun e punes dhe tendencat ndryshuese, ne mediat e vendit.
Per njohjen e kolegeve me kapitujt dhe aspektet me te rendesishme te panorames se tregut mediatik, drejtuesit e UGSH-se Aleksander Çipa dhe Xhovan Shyti referuan rreth te dhenave statistikore dhe problemeve te raportuara. Drejtuesit e Unionit te Korçes gazetari Gezim Hashimi dhe koordinatorja Lediona Xheladinaj, ne nderhyrjen e tyre kerkuan me teper aktivizim dhe pune nga strukturat e organizatave te gazetareve per te drejtat ekonomike dhe sociale te komunitetit tone.
Realizimi i ketij raporti me vlera jo vetem paraqitese por edhe studimore, ka qene fryt i nje projekti te mbeshtetur nga BE dhe Instituti Shqiptar i Medias, i realizuar nga Unioni i Gazetareve.
Kryetari i UGSH beri te njohur strukturen prej pesembedhjete kapituj te raportit per çeshtje thelbesore te tregut mediatik siç jane ndryshimi i kesaj skene gjate nje viti, media qe mbyllen dhe hapen, levizjet e gazetareve ne te gjithe spektrin medial te vendit, aspekte dhe struktura e pagave dhe shperblimeve financiare, gazetaret dhe gjykatat, konfliktet gjyqesore ndaj gazetareve dhe mediave si dhe mes mediave, konfliktet administrative mes punedhenesve dhe punemarresve mediatike etj.
Takimi i paraprire me degen e UGSH ne Durres, Shkoder do te finalizohet me takimin permbylles ne Tirane. Finalizimi i tij perfshin edhe nje sere rekomandimesh dhe sugjerimesh per rregullime dhe nderhyrje kunder informalitetit ne mediat shwiptare dhe sidomos ne tregun mediatik te punes.

Zyra e shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close