Raporti për korrupsionin/ Shqipëria shënon progres, vendi është gati për hapjen e negociatave me BE

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është sofistikuar dhe fuqizuar në atë nivel, sa që vendi është gati të nisë negocimin e kapitujve të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Këtë e thotë në një raport të publikuar ditën e djeshme GRECO, organizimi i Këshillit të Europës Kundër Korrupsionit. Në Seancën Plenare të 85 të GRECO-s, një organizëm që prej 4 vitesh monitoron arritjet në fushën e korrupsionit në Shqipëri, u diskutua mbi raportin e dytë të përputhshmërisë, me fokus në “Parandalimin e korrupsionit në lidhje me anëtarët e Parlamentit, gjykatësit dhe prokurorët”.

Sipas raportit, gjatë këtyre katër viteve që Ministria e Drejtësisë është caktuar si Koordinatori Kombëtar për çështjet e korrupsionit, ky raportim shënon padyshim arritjen më të lartë të Shqipërisë në plotësimin e rekomandimeve, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në rajon, pasi kemi arritur kështu të përmbushim 9 nga 10 rekomandime.

Dy vjet më parë, në raportin paraardhës të përputhshmërisë në lidhje me Raundin IV të Vlerësimit për Shqipërinë të miratuar në qershor 2018, GRECO ka vlerësuar se Shqipëria përmbushte vetëm 4 nga 10 rekomandimet.

Qëllimi i seancës së djeshme plenare ishte vlerësimi i ecurisë së Shqipërisë në përmbushjen e rekomandimeve të GRECO-s mbi parandalimin e korrupsionit, miratimin dhe zbatimin efektiv të kuadrit ligjor për etikën në Kuvend, ngritjen e strukturave përgjegjëse për etikën në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, si dhe ngritjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close