Reforma Zgjedhore/ Balla: PD u tërhoq nga të gjitha kërkesat e veta imagjinare, 9 maji datë e mirë për zgjedhjet

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla propozoi sot që “9 maji 2021 është një datë shumë kuptimplotë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

“Kur Presidenti i Republikës të mendojë për të dekretuar datën e zgjedhjeve ta shqyrtojë edhe këtë datë, 9 majin 2021, Dita e Europës dhe dita e fitores ndaj fashizimit”, tha Balla, duke iu referuar edhe ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për sa i përket periudhës zgjedhore.

Për sa u takon zgjedhjeve vendore në disa bashki, si ajo e Shkodrës, Durrësit, Vorës e Rrogozhinës, Balla tha se “kjo është kompetencë e drejtpërdrejt e Presidentit të Republikës që duhet ta kishte ushtruar këtë kompetencë”.

Balla komentoi edhe marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, ndërsa u shpreh se “më vjen mirë që PD u tërhoq nga të gjitha kërkesat e veta imagjinare”.

“Kërkesa jonë e vetme ka qenë zbatimi i rekomandimeve të ODIHR-it”, tha ai.

Ndërkohë, Balla vlerësoi se “ligji i dekriminalizimit është miratuar me kontributin e përbashkët dhe është një kuadër shumë i mirë ligjor i cili ka dhënë rezultate për të gjitha partitë. “Është një filtër shumë i mirë. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të rritet koha e verifikimit të listave nga ana e KQZ-së dhe Prokurorit të Përgjithshëm, një çështje kjo e adresuar në komisionin e reformës zgjedhore”, tha Balla. /j.p/

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close