Reforma zgjedhore, Yuri Kim rikthen Bashën dhe Ramën në tryezë

Pas deklaratës së ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim se, partitë politike duhet t’u japin fund lojërave dhe të çojnë përpara reformën zgjedhore, kreu i mazhorancës dhe opozitës duke se kanë gjetur “konsensusin” për vijimin e tryezës së Këshillit Politik, pavarësisht ‘krizës’ që shkaktoi shembja e godinës së Teatrit Kombëtar.
Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi këtë të premte para gazetarëve se opozita ka vendosur që të çojë deri në fund procesin e Reformës Zgjedhore, duke thënë se kjo është e vetmja mundësi që shqiptarëve t’u jepet e drejta për zgjedhje të lira dhe për të larguar Edi Ramën nga qeveria.
Ai u shpreh se PD nuk e ka braktisur tryezën e “Zgjedhores”, por mbledhja e 18 Majit erdhi një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, kur po rriheshin njerëzit në rrugë.
“Edi Rama ka 15 detyra për të kryer, opozita ka 1 detyrë. Ne do të vazhdojmë deri në fund për të treguar vullnet politik për ta realizuar, 14 detyrat e tjera kanë të bëjnë më vënien e drejtësisë për zgjedhjet e vjedhura. Në tryezën e reformës zgjedhore jemi për një arsye, për të larguar Edi Ramën. Siç treguan ngjarjen e dy javëve të fundit, Edi Rama është përpjekur me çdo mënyrë për të penguar procesin e reformës zgjedhore”, deklaroi Basha.
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim vlerësoi deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për përkushtimin ndaj tryezës së reformës zgjedhore, të ndërprerë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar të dielën.
“Ne mirëpresim vendimin e Kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore. Ne presim të shohim edhe liderët e tjerë të shfaqin udhëheqësi të ngjashme”, shkroi ambasadorja Yuri Kim në Tëitter.
Vendimi u përshëndet edhe nga kryeministri Rama. “Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t’u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus”, shkroi ai në Tëitter.
Për ambasadorin e BE-së, Soreca, “vendimi i shërben interesit të Shqipërisë dhe kontribuon për të përmbyllur këtë reformë të rëndësishme pa shtyrje të mëtejshme, që do të përmbushte kushtet e vendosura marsin e kaluar nga Këshilli Europian”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close