Reforma Zgjedhore/ Yuri mesazh Ramës dhe Bashës: Ndryshimet të bëhen me mirëbesim, ju jeni pala përgjegjëse

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka apeluar edhe një herë kryetarët e dy partive më të mëdha në vend që tu përmbahen angazhimeve të marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore.

Me anë të një postimi në Twitter, Kim shprehet se angazhimet, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë në mirëbesim. SHBA i mbështet në hapat e tyre, por iu kujton se ata janë pala përgjegjëse.

Postimi i plotë:

“Ne i kujtojmë kryeministrit Edi Rama, Lulzim Bashës dhe të gjithë udhëheqësve të tjerë të gjitha angazhimet që ata kanë bërë në lidhje me marrëveshje e 5 qershorit dhe çdo masë përtej kësaj. Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. Gjithmonë do të ju mbështes, por JU – udhëheqësit – jeni pala përgjegjëse” shkruan ajo në twitter.https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=javanews_al&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1309063507145621504&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fjavanews.al%2Freforma-zgjedhore-yuri-kim-mesazh-rames-dhe-bashes-ndryshimet-te-behen-me-mirebesim-ju-jeni-pala-pergjegjese%2F&siteScreenName=javanews_al&theme=light&widgetsVersion=219d021%3A1598982042171&width=550px

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close