Regjisori Piro Milkani (1939)

Piro Milkani (1939). Regjisor, operator. Lindi ne Korçe, me 9 dhjetor. Mbasi mbaroi shkollen e mesme ne kete qytet, shkoi ne Prage, Çekosllovaki, per te vazhduar studimet e larta ne Akademine e Arteve te Bukura, Fakultetin e Filmit Famu per operator. Ne vitin e fundit te ketij fakulteti xhiroi filmin-pune diplome me titullin Nenavist (Mosmirenjohja).

Qysh atehere spikati per lirizmin dhe poezine, te gershetuara me tonimet psikologjike, disi dhe ato dramatike. Pas mbarimit te studimeve filloi pune ne kinostudion “Shqiperia e Re” si operator. Pervec si operator dhe regjisor, ka qene zevendesdrejtor i kinostudios (1991-1993), drejtor i Albafilm Distribution, ambasador i Shqiperise ne Çeki (1998-2002).

Nga filmat qe xhiroi fillimisht qene: Detyre e posayme, 1963; Vitet e para, 1965; Oshtime ne bregdet, 1966.  Dhuntite vetjake dhe nevoja e kinostudios per shtimin e prodhimit kinematografik vendas e orientuan natyrshem P. Milkanin drejt profesionit te regjisorit, çka u konkretizua me sproven e tij te pare te suksesshme ne filmin Ngadhenjim mbi vdekjen, 1967, fitues i çmimit te Republikes, ku ishte bashkeregjisor e bashkeskenarist me Gezim Erebaren*.

Filmi u mireprit nga publiku per impaktin e forte emocional qe krijoi, sensin dramatik e tragjik si dhe perceptimin disi “ndryshe” te personazheve “armiq”, jo aq skematike, deklarative e te parapare si me heret. Filmi Kur zbardhi nje dite (1971), posacerisht episodi Meçua, me veprimin e perqendruar, suspansen dhe vdekjen e heroit ne kambanoren e kishes, dha gjase se P. Milkani do te rritej ndjeshem si regjisor ne te ardhmen e pritshme.

Kjo u duk qysh me filmin Shtigje lufte, 1974, ku risillen episode te guerilasve shqiptare dhe luftetareve te “Çetes se Pezes”, me strumbullar figuren dhe bemat e Kanan Tafilit (militantit te njohur komunist, Kajo Karafili), sigurisht nen nje optike politike te anshme, gjegjesisht klisheve te njohura ne trajtimin e Luftes Nacionalçlirimtare, veç te tjerave edhe si revolucion shogeror.

Ndryshe sillet ai tashme ndaj dukurive te jetes se perditshme ne kinokomedine Çifti i lumtur, 1975, tek e cila spikat afria mes njerezve dhe pranimi i te vertetes si nje katarse e zgjidhje fatlume, ashtu sikunder lirshmeria dhe situatat gazmore ne shpotitjen e dasive fetare, qe sjellin nota e gjendje te kendshme humori. Gjate udhes se konsolidimit artistik, ai xhiroi shume kinoditare, reportazhe dhe filma dokumentare, nder to spikaten: Festa e madhe, Nje firme e hekurt.

Ne vitin 1976 perfundoi filmin Zonja nga qyteti, me skenar te R. Pulahes* sipas komedise homonime te tij. Paçka se realiteti i sjelle eshte sidoqofte “roze” dhe i zbukuruar, filmi mbetet nga kinokomedite me te bukura, dhe ne zanafille te ketij zhanri. Ai ka mundur t’i rezistoje kohes, me se shumti, fale optimizmit qe bartet aty, harese, humorit popullor, tipave te larmishem, si dhe nje fryme hedonizmi qe e anashkalon moralitetin dhe zymtimin e kohes.

Balle per balle (bashkautor me K. Çashkun*, 1979), sipas motiveve te romanit Dimri i vetmise se madhe te I. Kadarese*, eshte i stilit epiko-heroik, me skena te forta dramatike, manovrime masash njerezore, sidomos te mjeteve te renda luftarake e detare (nendetese, anije, avione), çka shkaktojne efekte te forta dhe riprodhojne nje realitet filmik tejet te afert me te verteten. Fryma sublime dhe prania aktive e te madherishmes, ndonese fryt i miteve politike te kohes, i jep, sakaq, nje dimension epiko-heroik, gati legjendar ngjarjes dhe njerezve. Ne Festivalin IV te Filmit Shqiptar ai u nderua me cmimin e pare.

Figura e nje militanti te njohur komunist, Visarit (Vasil Shanto), dhe vetemohimi i tij, i vrare tradhtisht, behet linja fillore e filmit Militanti (1984), i cili shquhet per aksionin e ndertuar hijshem, kendmarrjet poetike, dramacitetin e montazhit, me simpatine per heroin dhe fluksin emocional qe shkaktohet nga vdekja e tij.

Filmi me i realizuar, ku shperfaqet e njemendesohet me mire poetika kinematografike e P. Milkanit ishte Pranvera s’erdhi vetem (1988), fituese e Festivalit VIII te Filmit Shqiptar. Etja per jeten, dinjiteti, guximi per te perballuar vdekjen e paralajmeruar, permes zhbirilimit ne dilemat, kundertheniet dhe pervuajtjet e heroines, krijojne nje nenshtrese fluide e te levizshme emocionale, e tipologjise se psikoanalizes.

Ne vitin 2006, pas nje pauze te gjate, e vetekuptueshme nga pamundesite financiare te kohes, xhiroi filmin Trishtimi i zonjes Shnajder, me te cilin risjell nje subjekt interesant, si dhe idene e pezmit dhe vanitetit te njeriut, posaçerisht te gruas, nga martesat e parealizuara dhe mungesa e dashurise. Filmi u dublua ne gjuhen cekisht. Ne rolin e kontit luajti aktori i njohur Italian, Mikele Plaçido.

Milkani eshte nga regjisoret me prodhimtare, me 17 filma. Me kulturen dhe aftesite elokuente, ai ka dhene nje ndihmese te vyer edhe si mesimdhenes ne pergatitjen e operatoreve dhe regjisoreve te rinj ne kurset pasuniversitare per regji e skenare te çelur prane Institutit te Larte te Arteve, si dhe ne Studion Krijuese prane kinostudios “Shqiperia e re”.

Si mediator publik e televiziv, ka bere to njohura arritjet e kinematografise shqiptare si dhe lami te tjera kulturore artistike, me emisione te ndryshme ne TV. Ne vitin 1997 u nderua me “Çmim te Veçante” per te gjithe krijimtarine artistike ne Euro-Festivalin e Saint-Etienit, France. Mban titullin “Artist i Popullit” (1987).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button