Rëndohet gjendja e Etrit Berishës, shtrohet në spital portieri i kombëtares

Etrit Berisha vijon të jetë pozitiv për Covid-19. Gardiani rezultoi pozitiv para disa ditësh dhe vijon kurimin e tij, teksa ditën e sotme ai është shtruar në spitalin rajonal të qytetit të Ferrarës.

Nuk dihet gjendja e saktë e gardianit të kombëtares sonë, por shtrimi në spital është një shenjë jo e mirë për mënyrën sesi po e përballon ai infektimin. Lajmin e shtrimit e bën të ditur SPAL që thekson se Berisha do të kryejë disa testime klinike.

“SPAL njofton se pas infektimit me Covid-19 të zbuluar më datë 27 nëntor, në orët e fundit portieri bardheblu Etrit Berisha u shtrua në spital në departamentin e specializuar Covid-19 të spitalit Cona në Ferrara për të kryer analiza të hollësishme klinike”, shkruhet ë deklaratën e SPAL.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button