Revista britanike shpall trajnerin më të madh të gjitha kohërave

Revista “FourFourTwo” ka botuar në numrin e këtij muaji 100 trajnerët më të mirë në histori. Ajo ka përzgjedhur Sir Alex Ferguson si më të madhin e të gjitha kohërave të këtij profesioni. Skocezi njihet për mbretërimin e tij të jashtëzakonshëm 27-vjeçar në krye të Manchester United, periudhë në të cilën fitoi plot 38 trofe, një shifër e pabesueshme.

Ferguson kishte pasur sukses edhe me Aberdeen, më herët, në karrierën e tij si trajner. Në “palamresin” e kësaj legjende të gjallë, midis viteve 1986 dhe 2013, ekspozohen 13 tituj të Premier League, 5 “FA Cup”, 4 Kupa të Ligës, 2 Liga Kampionësh dhe një Botëror për Klubet.

Lista me 10 trajnerët më të mirë, sipas kësaj reviste të njohur sportive, përbëhet edhe nga Johan Cruyff, Matt Busby, Billy Shankly dhe Pep Guardiola. Spanjolli është përfaqësuesi i vetëm në “top 10” nga brezi i sotëm, që e ushtron me mjaft sukses profesionin në fjalë, në stolin e Manchester City.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close