Rezultoi pozitiv me COVID 19/ Reagon Florjan Binaj: Ja ku u infektova

Pas shtimit të rasteve të COVID 19 ditët e fundit në vend, i infektuar ka rezultuar edhe aktori i njohur Florjan Binaj. Pas qarkullimit të lajmeve, Binaj ka reaguar pesonalisht duke konfirmuar lajmin dhe shprehet se nuk ka asnjë simptomë. ‘Jam aq pozitiv si tip saqe dola pozitiv edhe me covid-19😅 Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat!😂” shprehet me humor aktori.

Reagimi i plotë: Jam aq pozitiv si tip saqe dola pozitiv edhe me covid-19😅 Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të krantinës.Fatmirsisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë.Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë! Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj… Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat!😂 Shëndet të gjithëve!

Burimi / Lexo.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com