Rimbursimi i TVSH-së, rënie drastike / Janar-Mars u likuiduan 27.7 milion euro. Rritet stoku

Administrata tatimore ka paguar rreth 3.1 miliardë lekë apo 27.7 milionë euro për  rimbursimin e TVSH-së ndaj bizneseve përgjatë periudhës Janar-Mars 2020.  Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve,  gjatë këtij tremujori, rreth 1.28 miliard lekë e vlerës së rimbursuar shkoi për pagesën e kësteve për tatimpaguesit e mëdhenj në listën e tatimpaguesve me këste.

Ndërsa numëri i kërkesave FIFO të miratuara dhe rimbursuara gjatë kësaj periudhe ka qenë në total 204 me një vlerë prej rreth 1,80 miliard lekë. Po të vëmë re grafikun e rimbursimeve, gjatë këtij tremujori ka një rënie të theksuar prej rreth 5 miliardë lekësh krahasuar me tremujorin e fundit të 2019-ës, ku u rimbursuan 8 miliardë lekë,  dhe është masa më e ulët e likujdimeve të bëra që nga fillimviti i 2018-ës.

Ndërkaq, sipas shifrave të tatimeve, në fund të tremujorit të parë 2020, stoku i rimbursimit të TVSH-së kapi vlerën rreth 12,5 miliard lekë nga 11,3 miliard që ishte në fund të tremujorit të katërt të vitit 2019.Kërkesat e miratuara për dy tatimpaguesit më të mëdhenj të cilat trajtohen me këste përbëjnë 95.1 % të totalit të stokut të rimbursimeve në fund të tremujorit të parë të 2020. Ndërsa kërkesat FIFO u rimbursuan të gjitha duke mos krijuar stok në fund të ketij tremujori.

Elisabeta Dosku / SCAN

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close