Ripërsëritet ngjarja e “Mihalit”/ Çifti i pushuesve ikën nga hoteli prej kushteve, nxehet keq pronarja, i shtrihet para makinës-VIDEO

Një çift pushuesish me fëmijë të vogël janë gjendur në një situatë të papëlqyeshme pasi kishin mbaruar disa ditë pushimi në plazhin e Livadhit në Himarë. 

Sipas burimeve çifti kishte prenotuar për tre ditë një hotel në këtë zonë, të premte, të shtunë dhe të diel, por mesa duket janë ndierë të pakënaqur nga kushtet e ofruara dhe kanë dashur të largohet një ditë më parë nga sa kishin prenotuar.

 

 

 

Mësohet se ata kanë kryer pagesën për dy netët e fjetjes, por pronarja e hotelit u ka kërkuar pagesën edhe për ditën e dielë, që e kishin prenotuar por nuk do të qendronin.

Në këtë video që është publikuar në rrjetet sociale, shihet një grua e cila e ka ndjekur çiftin me makinë deri në rrugën kryesore në Himarë për t’i penguar të largohen.

Pronarja e hotelit ka kërkuar ndihmë edhe nga një person tjetër që duket në video teksa tenton të ndalojë makinën të largohet.

Ajo ka pretenduar se çifti i ka shkaktuar dëme në dhomën ku kanë qëndruar dhe ka kërkuar të paguhet.

Në video dëgjohet edhe e qara e vajzës së vogël dhe zëri i gruas që tenton të qetësojë bashkëshortin duke i thënë “të lutëm të lutem se ai është zverdhur i ka ikur gjaku kupton, të lutem”.

Mësohet se në përfundim, çifti ka bërë denoncim në policinë e Sarandës.

DIALOGU MES PRONARES SE HOTELIT DHE CIFTIT

Pushuesit: Kemi rezervuar për dy netë apo jo?

Pronarja: Tani do më japësh lekët…

Pushuesit:  Të kam bërë unë dëm?

Pronarja: Policia këtu lart urgjent….

Pushuesit: Kë ndjekur ti një herë nga mbrapa, e me ke bllokon rrugën! Hajde këtu hajde se do ta tregoj unë, pa merak!

Pronarja: Alo policia unë jam këtu në mes të rrugës më kanë ikur njerëzit më kanë bërë dëm të madh jam në mes të rrugës i kam prerë rrugën se ndryshe më ikën pa paguar. Më kanë djegur çarçafët…

Pushuesit: Qyqa e tmerrshme!

Pronarja: Të lutem urgjent policia!

Pushuesit: S’më ke dhënë fatyrën moj më jep faturën!

Pronarja: Faturat të qendrosh t’i marrësh atje zonjë…

Pushuesit: S’kishe recepsion zonjë, më dole në rrugë….

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button