Rishfaqet Klevis Balliu, këtë herë në dyert e gjykatës/ PD e bojkoton

Pasi u la jashtë listave të kadidatëve për deputetë të PD, Klevis Balliu është shfaqur para mediave këtë të hënë, por në dyert e gjykatës aty ku do të duhej të mbahej seanca e radhës për gjykimin ndaj tij dhe banorëve të Unazës së Re, të cilët akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë gjatë protestave te “Astiri” për të kundërshtuar shembjet e shtëpive.

Mësohet se seanca është shtyrë për në datën 9 nëntor.

Në një deklaratë për mediat Balliu është shprehur se se shkak për shtyrjen ishte mungesa e trupit gjykues. Ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj lidhur me projektin e Unazës së Madhe.

“Ky ishte procesi i radhës politik. Mua dhe banorët e Unazës nuk na sjell këtu as ligji as drejtësia por regjimi diktatorial i Ramës. Disa qytetarë të thjeshtë përplasen me një diktaturë duke protestuar. Veliaj e ka pranuar se aty do bëhen pallate. Shtëpitë e qytetarëve u prishën për pallatet e oligarkëve. Po na bëhet presion për të na mbyllur gojën. Rama dhe Veliaj shtojnë vilar ndërsa qytetarëve i prishen vilat.

Kam me dhjetëra gjyqe për këtë protestë dhe këta jo vetëm që nuk i japin një vijë logjike por nuk vijnë as në seancë. Kërkojnë që të na mbajnë këtu. Mendojnë se mund të na bëjnë presion. Këlyshët e Enver Hoxhës duan të na mbyllin gojën”, tha Balliu.

Prononcimi i Balliut për mediat, në dallim nga herët e tjera nuk është publikuar nga faqja zyrtare në Facebook e PD.

Pakënaqësitë janë të qarta dhe divorci Balliu-PD është i dukshëm.

Mjafton të shohësh profilin e Balliut në FB, ku shpërndarja e materialeve të PD, ka ndaluar fiks një ditë pas rezultateve në Pogradec, ku anëtarësia nuk e votoi për të qënë pjesë e listës së deputetëve.

Burimi/descript.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com