Ronaldo fenomenal!Arrin një tjetër rekord

Kristiano Ronaldo është duke shijuar një europian shumë të mirë në aspektin personal teksa ia ka dalë të shënojë pesë gola në tre ndeshjet e grupit. Falë dy golave në mbrëmjen e djeshme ndan Francës, CR7 barazoi iranianin Ali Daei me 109 gola si lojtari që ka shënuar më shumë për kombëtaren.

Ndërkaq, një tjetër rekord i veçantë për 36-vjeçarin është edhe fakti se bëhet i parë lojtar portugez që shënon në të treja ndeshjet e grupit në një europian. Edhe pse Portugalia ka pasur gjithnjë futbollistë të mëdhenj në organikën e saj, sërish ky rekord i veçantë duket ss ka pritur Kristiano Ronaldon, i cili në fakt duket si një magnet për rekorde.

Tashmë, Portugalia e Ronaldos është e kualifikuar dhe me shumë mundësi sulmuesi i Juventus do të jetë në kërkim të tjera rekordeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button