Rrezikon jetën 33-vjeçarja nga Pogradeci

Rrezikon jetën e saj dhe të fëmijës 33 vjeçarja shtatzanë, familja nga Pogradeci apel për ndihmë.
Edhe rastet e nënave shtatzëna që shfaqin forma të rëndë të koronavirusit nuk mungojnë, por një grua e re nga Pogradeci rrezikon jetën e saj dhe të fëmijës pasi familja nuk është në gjendje ekonomike ta trajrojë me ndërhyrje mjekësore jashtë vendit.
Fatkeqsisht, e prekur nga Covid 19 ka rezultuar edhe një 33-vjeçare nga Pogradeci. Siç bëjnë të ditur familjarët e saj, Bardha Xhukellari është në gjendje kritike për jetën pas infektimit me koronavirus.
“E ardhur nga familje në kushte të vështira ekonomike ju lutem të sensibilizohemi të gjithë duke kontribuar sadopak për të shpëtuar jetën e saj,” është apeli nga të afërmit e 33 vjeçares.
Bardha Xhukellari me profesion infermiere duhet t’i nënshtrohet një operacion të hershëm, në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Por, sipas familjarëve, duke qenë se gjendja e saj është e rëndë, shpresa e vetme që u ka mbetur është transportimi i saj drejt një spitali në Turqi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button