Rreziku nga ujrat e zeza te ish konvikti I shkollës bujqësore, ndërhyn UKK për pastrimin.

VOTO PS 12 - BLEDI COMO Nr. 8

 

Ujësjellës Kanalizime Korçë (UKK) ka ndërhyrë me punonjësit dhe mjetet e saj te ish konvikti I shkollës bujqësore pas bërjes publike të problematikës nga dalja e ujrave të zeza dhe rrezikut të ndonjë infeksioni prej tyre.

Një ditë pasi situata e rënduar u sensibilizua në media, nga ana e UKK nuk vonoi ndërhyrja me disa puntorë dhe një autobot.

Falë kësaj ndërhyrjeje, u zhbllokuan dhe u riparuan disa puseta, ndërsa me mjetin autobot u larguan ujra të zeza të grumbulluara që rrezikonin të shpërthenin në sipërfaqe.

Pranë ish konviktit ku janë vendosur familje të pastreha ndodhen edhe dy shkolla të mesme të qytetitv ku u njoftua se kishte rrezik në rritje përhapja e ujrave të zeza nga nxënësit që kalonin nëpërmjet zonës së ndotur.

Struktuat përgjegjëse dhe UKK, marrin në këtë rast vlerësim pozitiv për vëmendjen e treguar dhe ndërhyrjen në kohë ndaj kësaj situate problematike të krijuar në zonën e lagjes ‘Radanec’ të Korçës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com