Rritja e numrit të shërbimeve në E-Albania shtoi përdoruesit e rinj me mbi 51 mijë në shtator

Rritja e numrit të shërbimeve që mund të merren online në vend të prezencës fizike pranë institucioneve ka bërë që numri i përdoruesve të rinj në portalin E-Albania të rritet më 51. 2 mijë në muajin shtator.

Statistikat mujore të portalit tregojnë se numri total i përdorimeve të shërbimeve elektronike ishte mbi 1.4 milionë teksa numri i vizitorëve mbi 6 milionë.

Ashtu sikurse dhe në muajt paraardhës edhe në shtator shërbimi më i përdorur është ai i certifikatës familjare me mbi 207 mijë aplikime ndërsa në vend të dytë është vërtetimi për pagesë të kontributeve për individin.

Certifikata personale është shërbimi i tretë më i përdorur në faqen e E-Albania për muajin shtator ndërsa aplikimi i formularit për lëshim pasaporte për herë të parë ishte 72 mijë.

Grupi i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që kanë aplikuar për pasaportë dhe kartë identiteti arriti në 67.7 mijë në muajin e nëntë të vitit duke e kthyer këtë shërbimin e pestë më të përdorur ndërsa më pas vijnë me radhë dëshmitë e penalitetit, deklarimi pagesës së kontributeve nga punëdhënësit, karta e shëndetit, faturat e energjisë dhe në fund ekstrakt i thjeshtë biznesi.

Shërbimet më të përdorura të muajit në Ministrinë e Jashtme janë aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti (për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve).

Në vend të dytë aplikim për prokurë të posaçme, së treti aplikim për leje kalimi (Laissez Passer) së katërti aplikim për vërtetimin e verifikimit të gjendjes gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) së pesti aplikim për vizë (Visa application), së gjashti aplikim për Leje Martese (Nulla Osta Matrimonio) së shtati aplikim për regjistrim fëmije së teti aplikim për vërtetim konsullor identiteti, së nënti aplikim për certifikatë lindje dhe në fund aplikim për Vërtetim Konsullor, i ndryshëm.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close