Rruga Qukës-Qafë Plloçë nxit zhvillimin e agroturizmit në krahinën e Mokrës

Fshati Kalivaç në Trebinjë, me njerëz puntorë dhe amvisa të përkryera, është një tjetër oaz agroturistik në qarkun e Pogradecit.

Rruga Qukës-Qafë Plloçë do i japë zhvillim më të madh jo vetëm këtij fshati por gjithë Mokrës, që spikat për natyrën me reliev piktoresk, mjaft atraktive për zhvillimin e agroturizmit dhe sporteve të natyrës.

Rruga Qukës-Qafë Plloçë, pjesë e Korridorit të VIII, Tiranë-Korçë, një investim strategjik që po zbaton qeveria në zhvillmin e infrastrukturës rrugore, sipas standardeve më të mira, bashkon Tiranën motorin kryesor të zhvillimit të vendit, me Korçën, polin lindor zhvillimor të saj.

Rruga mundëson lidhjen e bizneseve dhe prodhuesve në zonat e Korçës, Pogradecit, Librazhdit dhe Elbasanit me tregjet e tjera kryesore të vendit por zgjon gjithashtu potencielet për investime në agroturizëm.

Korridori rrugor do të shërbejë si një by-pass për qytetin e Pogradecit, duke forcuar potencialin turistik të tij, si një nga qendrat turistike të Shqipërisë juglindore.

Projekti i kësaj rruge, me rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit, është rikonceptuar tërësisht nga e para, me fokus ndërtmin e segmenteve rrugore që lidhin aksin nacional me fshatrat. e.xh/j.p/

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close