Rudina Hajdari zbulon financimet e “Nismës Thurje”: Fondet i marrim nga qytetarët e thjeshtë, nuk jemi si partitë e vjetra

Pak kohë më parë, deputetja Rudina Hajdari lajmëroi vendimin se tashmë ishte pjesë e “Nismës Thurje”, e cila po përgatitet për të garuar në zgjedhjet e 2021.

E ftuar në emisionin “Top Talk” Hajdari u pyet nëse ishte kurioze sesi financohej kjo lëvizje dhe për të qenë më transparent me qytetarët. Sipas deputetes parlamentare, kjo nismë ka hapur platforma të shumta dhe qytetarë të thjeshtë nga brenda apo jashtë vendit kontribuojnë për ta financuar atë, në fund të gjitha financimet do të jenë transparente.

“Padyshim, sepse këto janë diskutime që merren parasysh dhe janë të rëndësishme sepse çdo parti e re që është hapur sot, apo dhe partitë e vjetra në mënyrën se si financohen, ju e dini shumë mirë që fijet e tyre i kanë me njerëz shumë të pasur në Shqipëri, të cilët mundohen të bëjnë qoka në të gjitha anët, për t’i pasur në kontroll. Ato që duam ne të bëjmë është të bëjmë të kundërtën. Ne kemi vendosur që fondet t’i marrim nga qytetarët e thjeshtë. Kemi hapur platforma, ku shumë qytetarë si brenda dhe jashtë vendit kanë mundësinë për të dhuruar për këtë fushatë. Do të jetë me kontribute vullnetare të cilat do të jenë të gjitha transparente dhe do të shihen qartë, se kush ka dhuruar dhe sa ka dhuruar dhe për çfarë po shkojnë këto financime”, është shprehur Hajdari.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close