Ruzhdi Pulaha dhe Mario Ashiku dekorohen me titullin “Mirënjohja e qytetit”

Bashkia e Pogradecit ku ka akorduar titullin e nderit Mirënjohja e qytetit dy figurave mjaft të njohura të artit dhe kinematografisë shqiptare. Bëhet fjalë për skenaristin Rruzhdi Pulaha dhe aktorit Mario Ashiku regjisor dhe aktor.

Ky nderim nga ana e Bashkisë Pogradec nuk ka ardhur rastësisht për këto dy figura, ata kanë pasur një kontribut të madh në Pogradec dhe promovimin e tij artistik dhe kulturor duke xhiruar edhe një sërë filmash në këtë qytet si Zonja nga Qyteti dhe Shoqja nga Fshati, Rrethimi i Vogël, Drama e Maro Mokrës etj. Pikërisht për këto Bashkia vendosi ti nderojë këto dy figura thotë N/kryetarja Entela Gusho.

Vangjo Shkurit, aktor në pension për shumë vite pjesë e estradës së Pogradecit dhe trupës teatrore tregon për dy figurat dhe punën e tyre, si ishte të punoje me ta dhe pse këto tituj vijnë në kohën e duhur.

Shpërndarja e titujve për Rruzhdi Pulahën dhe Mario Ashikun do të bëhet në np moment të dytë me rënien e situatës së pandemisë për të organizuar një ceremoni të duhur për ta e cila momentalisht është e pamundur si pasojë e pandemisë.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com