Sfida e vitit 2020 nuk m’poshti punësimin e individëve!

Flet drejtori i Zyrës së Punës Pogradec z. Drini Xhemollari

Situata e pandemisë solli një sërë vështirësish jo vetëm për biznesin por edhe për punësimin e individëve në profesione të ndryshme, por duke qënë se situata ishte e vështirë, sërisht Zyra e Punësimit ka arritur me sukses punësimin e individëve, duke i trajnuar në kurset të cilat kanë startuar hera herës dhe ka nxjerr individë të kualifikuar, pasi bashkëpunimi me subjektet private ka bërë që shifrat e punësimit të jenë në pritshmërit e duhura.
Drejtori i Zyrës së Punësimit Pogradec Drini Xhemollari ka pohuar se nuk ishte menduar se në një vit me kaq shumë sfida do të arrinin t’ia dilnin me sukses pasi vet situata ishte e tillë, por me startimin e kurseve dhe bashkëpunimin me subjektet private sollën rezultate mjaftë pozitive.
Ndërkohë për vitin 2021  Xhemollari shprehet optimist se duke u përballur me sfida si të vitit 2020, ky vit do të sjell më shumë rezultate të arrira, ku edhe do të startojnë dy kurse të rinj ai i Hidraulikut dhe Mekanikut.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com