Shalsi: Biznesi po përballet me mbijetesën, garancia e parë për pagat dhe e dyta për kapital qarkullues

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, në një intervistë për Ora News, u shpreh se biznesi tani është duke u përballur me shumë vështirësi.

Ai tha se qeveria ka alokuar dy paketa, ku në paketën e parë u jepet mundësi që të marrin kredi për pagat, ndërsa paketa e dyte për kredi për kapital.

Shalsi: Nëse para 2-3 muajsh biznesi ka pasur problematike me administratën dhe rritjen e të ardhurave në treg, tani flasim për mbijetesë. Problemi më i madh është likuiditeti. Shumë biznese kanë si shqetësim nëse do të mund t’i paguajnë pagat. Prandaj ne në paketën  e parë përfshimë mundësinë marrjes së kredive nga bankat për pagat e punonjësve pa pasur nevojë për të vendosur garanci në bankë. Bankat kreditojnë sipërmarrësit dhe qeveria merr përsipër që të garantojë bankat. 

Qëllimi i garancisë së parë ishin pagat, ndërsa garancia e dytë ka qëllim për të garantuar kredi për kapital qarkullues. Teknikat bankare janë të tilla që duhen kolauduar mirë procesi i kredidhënies me qëllimin, pra kompanitë duhet të tregojnë nevojat për të paguar punonjësit, ndërsa nga garancia e dytë mund të marrin kredi për kapital, me garancinë e shtetit. 

/Ora News.tv/

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close