SHBA-ja ka më shumë armë se banorë – Ja vendet me pronësinë më të madhe të tyre

Pronësia e armëve ndryshon shumë në të gjithë botën. Tri vendet e vetme që e konsiderojnë pronësinë e armëve një të drejtë kushtetuese janë Meksika, Guatemala dhe Shtetet e Bashkuara. Mbi 175 vende i lejojnë shtetasit e tyre të posedojnë armë zjarri dhe shumë kanë rregullore specifike mbi pronësinë siç janë ndalimi i llojeve të caktuara të armëve të zjarrit.

Disa vende me ligjet më të kufizuara të armëve të zjarrit janë Kina, India, Japonia, Singapori dhe Vietnami. Armët e zjarrit janë të ndaluara në Korenë e Veriut dhe Eritrea.

Me kërcënimin në rritje të dhunës me armë, veçanërisht të shtënat masive në shkolla, vendet e kultit dhe dyqanet, shumë njerëz besojnë se ligjet e armëve duhet të rishikohen dhe forcohen.

Shtetet e Bashkuara kanë pronësinë më të lartë të armëve, me 120.5 armë zjarri civile për 100 persona. Ekzistojnë rreth 393.347,000 armë zjarri totale në Shtetet e Bashkuara. Kjo do të thotë që ka më shumë armë sesa ka njerëz. Shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara nuk posedojnë armë, dhe shumë njerëz posedojnë armë të shumëfishta.

Tajvani dhe Indonezia kanë nivelin më të ulët të pronësisë së armëve me zero armë zjarri civile për 100 persona. Armët, megjithatë, nuk janë të ndaluara në asnjë prej këtyre vendeve. Tajvani lejon vetëm pushkët, pistoletat, dhe armët e gjahut por duhet që më parë të jesh pajisur me licencë për të gjitha armët. Në Indonezi, armët e zjarrit shiten nga Zyrtarët e Armëve të Policisë Kombëtare Indoneziane. Ligji indonezian kërkon një kontroll të përgjithshëm përpara posedimit të tyre.

Dhjetë vendet me pronësinë më të lartë të armëve civile (numri i armëve të zjarrit për 100 persona) janë:

Shtetet e Bashkuara (120.5)

Ishujt Falkland (62.1)

Jemeni (52.8)

Kaledonia e Re (42.5)

Serbia (39.1)

Mali i Zi (39.1)

Uruguaji (34.7)

Kanada (34.7)

Qipro (34)

Finlanda (32.4)

Burimi: https://worldpopulationreview.com/countries/gun-ownership-by-country/

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close