Sherr me thika mes emigrantëve në Tiranë, palestinezi plagos 17-vjeçarin maroken

Një palestinez ka plagosur një maroken ditën e sotme në qytetin e Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, ku pas një sherri palestinezi i identifikuar me inicialet I.H., 21-vjeç ka qëlluar me thikë 17-vjeçarin maroken.

Për pasojë është bërë arrestimi i tij nga uniformat blu. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e marokenit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit palestinez I. H., 21 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), një shtetas të mitur 17-vjeçar (maroken)”, njofton policia.

/e.rr

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close