Shfaqi probleme shëndetësore në koncert, Aleksandër Gjoka përfundon në spital

Këngëtari i njohur, Aleksandër Gjoka, teksa mbante një koncert në Berat, ka shfaqur disa probleme shëndetësore. Bëhet e ditur se ai ka pësuar luhatje tensioni.
Sipas “abc neps”, ai ka mundur që të përfundojë koncertin dhe më pas është paraqitur në spitalin rajonal të Beratit. Mësohet se pasi ka matur tensionin, ka bërë edhe një serum. Pasi është ndjerë më mirë këngëtari i njohur ka lënë ambientet e spitalit për të vazhduar më pas agjendën e tij.
Nga ana tjetër kujtojmë se Gjoka u përfshi në një aksident para disa javësh dhe si pasojë ra në prangat e policisë. Pas aksidentit policia mbërriti në vendngjarje dhe i bëri artistit testin e alkoolit, ku rezultoi se këngëtari ishte në gjendje të dehur.
Pas kësaj ngjarje këngëtari doli përpara gjykatës, që vendosi masën “arrest shtëpie” për këngëtarin. Ky ishte vendimi i gjyqtarit Artan Gjermani për këngëtarin e njohur, i cili rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button