Shifra të frikshme, Sa viktima u shënuan nga aksidentet në 6 muaj?!Të rinjtë më të pakujdesshmit!

Numri i aksidenteve për gjashtë mujorin e parë të 2021 është rritur me 33% krahasuar me një vit më parë.
105 persona kanë humbur jetën në këto gjashtë muaj, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave. Kjo rritje duket se ka lidhje me periudhën e pandemisë dhe karantinën disa mujore në gjashtë mujorin e parë të 2020-ës.
Tirana, Lezha dhe Fieri janë ndër qytetet me numrin më të lartë të aksidenteve, ndërsa gjithsej në aksidente janë përfshirë 875 persona.
“Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 29% të numrit të aksidenteve gjithsej,” raporton INSTAT.
Po sipas këtyre statistikave rezulton se moshat mbi 60 vjeç janë më të kujdesshmit në timon, ndërsa numri më i madh i aksidenteve shkaktohet nga 24-vjeçarët.
Vetëm në muajin qershor u aksidentuan 161 dhe 15 prej tyre humbën jetën.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button