Shifra të FRIKSHME/ Shënohet numri më i LARTË i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë, humbin jetën 9 qytetarë

Shifra të FRIKSHME/ Shënohet numri më i LARTË i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë, humbin jetën 9 qytetarë

Shifra të FRIKSHME/ Shënohet numri më i LARTË i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë, humbin jetën 9 qytetar
Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koroanvirusit në vendin tonë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 60 vjeçar nga Librazhdi, një 63 vjeçar, një 65 vjeçar, një 70 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar dhe një 79 vjeçar nga Shkodra, një 70 vjeçar nga Durrësi, një 75 vjeçar nga Korça, një 81 vjeçar nga Gjirokastra.
Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2574 testime, prej të cilave 457 janë testime janë kryer për arsye depistimi.
Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 711 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
374 raste në Tiranë, 61 raste në Korçë, 44 raste në Lezhë, 41 raste në Elbasan,
21 raste në Shkodër, 19 raste në Gjirokastër, 18 raste në Berat,
11 raste në Librazhd, Mirditë, Malësi e Madhe, 10 raste në Kavajë, Pogradec,
9 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës dhe Fier,
7 raste në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Sarandë, 6 raste në Skrapar,
5 raste në Devoll, Lushnje, 3 raste në Vlorë, 2 raste në Kurbin, Tepelenë,
1 rast në Has, Mat, Bulqizë, Kolonjë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 412 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,216 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.
Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.
COVID-19 – Statistika (18 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore                             711
Të shëruar ne 24 orë                          412
Të shtruar në spitale                           420
Humbje jete në 24 orë                                    9
Testime ditore                                    2,574
Testime totale                        163,025
Raste pozitive                 29,837
Raste të shëruara          14,216
Raste Aktive                    14,975
Humbje jete                      646
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë             7406
Durrës             1167
Fier                   1162
Korçë               906
Shkodër            810
Elbasan             771
Lezhë                673
Vlorë             671
Berat             512
Gjirokastër        399
Kukës                 361
Dibër               137
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close