Shikoni se sa shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE këto 10 vite?!

Edhe pse pandemia mbylli kufijtë e vendit tonë, raporti më i fundit nga Zyra Europiane e Azilantëve tregon se rreth 7 mijë shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE-së. Numri i kërkesave është ulur me 35% nga viti 2019.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria mbetet e para në rajon për numrin e azilantëve gjatë dekadës së fundit. Janë 207 mijë shqiptarë, të ciëlt nga viti 2010 deri në 2020-ën kanë bërë kërkesa për azil në vendet e BE-së. Pas nesh vjen Kosova dhe më pas Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Mali i Zi.
Ajo që vihet re nga statistikat është se një numër i madh kërkesash janë bërë nga minoren, të cilët kërkojnë strehim në vendet e BE-së. Kjo është një metodë, që ndiqet nga familjet shqiptare, ku minorenët me shkaqe nga më të ndryshmet kërkojnë azil në vendet e BE-së dhe merren nën kujdes nga institucionet.

Ata i nënshtrohen edukimit dhe mësimit të gjuhës derisa arrijnë në moshë madhore dhe më pas aplikojnë për leje qëndrimi të përkohshme në vendet respektive. Në këtë mënyrë pas disa vitesh, azilantët minorenë bëhen përfitues të letrave të rregullta.

Pikun më të lartë të kërkesave për azil, Shqipëria e ka pasur në 2015-ën, ku rreth 70 mijë persona kanë bërë aplikimet për azil.
Për shkak se vendet e rajonit konsiderohen të sigurta, pjesa dërrmuese e aplikimeve për azil në vite janë refuzuar. Kjo detyron shumë prej azilantëve të kërkojnë dhe mënyra të tjera në të zezë për të emigruar në vendet e BE-së.
Gjermania është një nga pak vendet e Europës që ka lehtësuar masat për emigracionin, duke i ofruar të gjithë punonjësve të specializuar kontrata pune, sidomos në sektorin e shëndetësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button