shiu rrezikon monumentet natyrore në rajonin e Korçës

Monumentet e kulturës në Korçë, disa prej objekteve të rrezikuara nga rreshjet e shiut.
Rreshjet e shiut të rëna këto ditë rrezikojnë disa prej monumenteve të kulturës në rajonin e Korçës, por nga ana e Drejtorisë të Trashëgimisë Kombëtare thuhet se gjendja është nën kontroll.
‘Monitorim i nga afër në disa objekte me rëndësi për të parë nga afër situatën e rreshjeve të shumta të cilat kanë rënë këto ditë.
Për fat të mirë falë dhe bashkëpunimit te madh me Bashkinë Korçë për displinimim e ujrave sipërfaqësore në Voskopojë është bërë e mundur që të mos kemi asnjë problem edhe në Kishën e Shën Mëhillit në Voskopojë ku përpara disa vitesh për shkak edhe të terrenit kemi pasur përmbytje të shumta.
Vazhdojmë monitorimin dhe marrjen e masave parandaluese për të shmangur problematikat në kohë’ njofton Gjergji Koki, drejtor I DRTK Korçë.
Ai tha se si pasojë e rreshjeve më problematike paraqitet gjendja e urës së Zotos në Vithkuq, varret monumentale të Selcës në Pogradec dhe kisha e Barmashit në Kolonjë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button