Shkarkohet ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela

Shkarkohet nga detyra prokurorja Donika Prela ish-drejtuese e Krimeve të Rënda. Trupa gjykuese e KPA tha se Prela nuk justifikon dhe ka fshehur pasurinë, si dhe ka kryer deklarim të pasaktë.

Prela u konfirmua në detyrë në shkurt 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht problematikave të shumta dhe akuzave ndaj saj që nxori në pah seanca dëgjimore.

Por në prill të vitit të kaluar, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e saj, duke e argumentuar me mosjustifikimin e një pjese të pasurisë.

Gjatë shtrimit të kërkesës së tij për rrëzimin e vendimit të shkallës së parë, komisioneri tha se Prela kishte mungesë burimesh financiare në blerjen e një apartamenti në Tiranë, ndërsa bashkëshorti i saj kishte shmangur taksat teksa paguhej me dy bordero në një kompani. Problematike u konsideruan edhe dy transaksione me 25 mijë euro dhe 1.7 milionë lekë nga bashkëshorti i Prelës, shifra të pathëna në deklaratat e pasurisë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close