Shkon me të fejuarin për të pirë kafe në lokal, kryeministres së Zelandës së Re i ndalohet hyrja për këtë arsye

Në Zelandën e Re, në kuadër të masave lehtësuese është vendosur hapja e kafeneve dhe restoranteve, por qytetarët duhet të respektojnë protokollin e qeverisë për tu mbrojtur nga virusi.
Kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern, i është ndaluar hyrja në një kafe sepse nuk kishte hapësirë të bollshme, për shkak të numrit të kufizuar të njerëzve brenda. Shefja e qeverisë e shoqëruar nga i fejuari i saj Clarke Gayford ka dashur të hynte në një lokal për kafen e mëngjesit, por nuk është lejuar të hynte, pasi ishte përmbushur numri i lejuar i klientëve.

“Nuk mund të besoj, sapo e kthyen prapa kryeministren. Unë e marr përgjegjësinë për këtë ndalesë, sepse nuk rezervova, duke menduar se vetëm do të ulemi diku të pijmë kafe. Shërbimi bëri mirë, që nuk na la”, ka shkruar më pas i fejuari i kryeministres në Twitter, duke e lavdëruar shërbimin, për përmbajtjen e rregullave.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close