Shoqëria që nuk duam! Nga Antonela Rama :

Shoqëria që nuk duam!
Nga Antonela Rama :
Çdo ditë të jetës,ne përballemi me kategori të ndryshëm njerëzish,ku përfshirja në zili është aq e madhe sa “ndrydh” mendimet dhe nuk të lejon të përmirësosh jetën tënde.
Zilia e njerëzve që rrethohemi ndikon në energjinë tonë ,duke sjellë emocione negative ,që tejmbushen me sforcim të inatit të pakontrolluar.
Jetojmë në një ambjent dhe shoqëri ku dominon bullizmi kolektiv,prej të cilit duam apo jo nuk mund t’i shmangemi dot.
Ndryshimi duhet të jetë rrënjësor,pasi të gjithë duhet të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë se aftësitë e tyre janë shumë komplekse.
Zilia është një manifestim i dobësisë dhe vetë-dyshimit.
Kjo është shoqëria që nuk duam ,njerëzit që preferojmë ,mendimet që duhet t’u qëndrojmë larg, kompleksitetin që duhet t’i vendosim barriera, vetëm atëherë ne mund të jetojmë të lirë .
Jetoni pa ndjenja negative!
Jetoni pa ndikuar në jetën e të tjerëve!
Jetoni pa bërë të ndihet dikush keq për shkakun tuaj!
Jetoni pa shpërndarë energjinë tuaj negative!
Jetoni pa zhgënjyer në mënyrë të vetëdijshme ditën e bukur dhe të planifikuar ndryshe!
Jetoni pa patur zili për suksesin e njerëzve që ju rrethojnë !
Jetoni pa e bërë më shumë jetën tuaj komplekse duke menduar se si do ndikoni ne mendimet negative !
Jetoni larg stresit se sa mirë po bëhet jeta e shokut ose shoqes tuaj.
Vetëm nëse do zbatoni këto këshilla,atëherë rimendojeni dhe gjithçka do të ndryshojë .
E di çfarë ?!
Do të keni ambicje se si të triumfoni dhe jo t’iu kalojnë ditët më të bukura të jetës me një shpirt me agresion të hapur.
Kjo duhet të jetë pikënisja e ndryshimit.
Zbatoje!

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close