Shpërthen keq ish anëtarja e PD/ “Nuk eci me njerëz pa moral, rrugët tona ndahen këtu”

POLITIKË

Shpërthen keq ish anëtarja e PD/ “Nuk eci me njerëz pa moral, rrugët tona ndahen këtu”

Publikuar
15:5418 Korrik, 2021

Nga
E. R.

 

Ish anëtarja e degës së PD në Malësinë e Madhe, Mimoza Rexhvelaj ka hequr dorë nga Partia Demokratike.
Pas publikimit të listës me anëtarët e zgjehdur për Këshillin Kombëtar të PD, Rexhvelaj ka shpërthyer dhe ka reaguar ashpër duke u shprehur se nuk ecën dot më krah njerëzve fallso, pa moral, që nuk sjellin shpresë dhe nuk frymëzojnë askënd.
“Falenderoj gjithë ata që zgjodhen të më votonin, i falenderoj që votat mi sollen me foto t’i numëroj e qetë. Por duket se lista qenka parashkruar me fituesit,  votimi nuk ishte reale dhe lista fituese lë për të dëshiruar.
Fasada nuk i bën mirë një partie që njeh veç humbje, një partie që në themelet e saja duhet të kishte meritokracin, vlersim asetesh e kontributesh,demokracin, respektimin e vlerave.
Mirënjohese secilit prej jush.
Partia Demokratike  nuk më don, edhe unë s’kam forcë më ta dua. Sepse lufta me horrat me minifund është betej e humbur. Si humbja si fitorja me ta nuk të jep lavdi.
Nga ky moment Mimoza Rexhvelaj nuk ka asnjë lidhje me Partin Demokratike.
Më vjen keq kjo parti nuk frymzon më!
Nuk eci dot me njerëz fallso, njerëz pamoral, njerëz pa shtyllë kurrizore. Këta nuk sjellin shpresë. Nuk frymzojnë se ky vend mund të bëhet.
Betejat e mia do i bëjë me njerëzit e drejtë me ata që luftojnë për vlerat!
Rrugët tona ndahen këtu, uroj fort që të ringriheni! Suksese në jetë!!”, shkruan Mimoza Rexhvelaj

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button