Shpëtim Idrizi takim me të rinjtë/ Futuni në politikë, jepni sharmin dhe energjinë tuaj!

Përgjatë një takimi me të rinjtë e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Kryetari z.Shpetim Idrizi ka dhënë disa këshilla për të rinjtë pjesëmarrës. Më poshtë një pjesë e fjalës e z.Idrizi drejtuar të rinjve.

“Futuni në politikë, jepni sharmin dhe energjinë tuaj sepse nëse nuk futeni në politikë do të vijë politika në shtëpinë tuaj dhe do vendosë për fatin tuaj. Të rinjtë duhet të kalojnë çdo kufi imagjinar, sepse ju keni forcën e arsyen për të pasur aspiratë për këtë vend.
27 vite më parë ne donim ta bënim Shqiperine si gjithë Europa, ishim idealistë por edhe naivë sepse mendonim se do ndodhte për dy vite, por ne akoma nuk jemi në BE, atë që s’e bëmë ne, do ta bëni ju.

Ne nuk duhet të kemi thjesht shkolla por ne na duhen institucione formimi ku mësuesit e nxënësit bashkëudhëtojnë, janë komunitet që formojnë modele jetësore dhe qytetarie. Shkollat duken sikur janë në marrrëdhënie të shkëputur mes mësueve e nëxënesve, pedagogëve e studentëve. Ne duhet të jemi krenarë për identitein tonë, ju keni dijen ndaj nuk duhet të prisni, duhet ta tregoni veten tuaj.”
Bashkohuni me PDIU! Bashkohuni me KPR!

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close