“Shpirti”/ Nga plantacionet në Skrapar e deri te miliona euro për çdo transport, fitimet e kreut të bandës Ilirjan Zaimi. Ja sa paguante për policinë që të…

Panorama.al ka zbuluar detaje të tjera nga dosja hetimore e SPAK lidhur me operacionin antidrogë të koduar “Shpirti”. Në një moment përmbledhës të dosjes voluminoze, theksohet se bashkëpunëtorët e drejtësisë kanë dhënë deklarata të detajuara lidhur me grupin kriminal të cilat përputhen me hetimet e kryera nga prokuroria e Posaçme.
Është zbuluar se kreu i bandës, Ilirjan Zaimi i cili mbante nofkën “Lani” ka kultivuar plantacione me bimë narkotike në zonën e Skraparit. Sipas dosjes hetimore, bëhet fjalë për 7 mijë rrënjë kanabisi në Çorovodë dhe 8 mijë në pyllin me Prishtës dhe Çepanit. Më herët në këtë plantacion, ai kishte kultivuar 30 mijë rrënjë kanabisi.
“Informacione të sakta në lidhje me strukturën e grupit kriminal shqiptar, duke iu referuar kreut DUCELLARI Ilirjan – pseudonimi ZAIMI Ilirjan i thërritur “Lani” e pjestarëve të tjerë duke dhënë emrat dhe rolet e kryera nga çdonjeri, e duke i njohur me ndihmën e fotografive; -të dhëna të detajuara në lidhje me krijimin në Shqipëri, në vitin 2016, nga ana e pjesmarrësve në organizatën kriminale shqiptarë të drejtuar nga i thërrituri “Lani”, të dy kultivimeve me marijuanë në zonën e SKRAPARIT, Prefektura e Beratit: një në territorin e Çorovodës me rreth 7.000 (shtatë mijë) bimë, një tjetër në pyllin që ndodhej mes Prishtës e Cepanit, me rreth 8.000 (tetë mijë) bimë. Më herët në atë plantacion të fundit “Lani” kishte kultivuar 30.000 (tridhjetë mijë) bimë të tjera” – thuhet në dosjen e SPAK.
Sipas organit të akuzës, janë dokumentuar saktë 8 raste të trafikimit të lëndëve narkotike drejt Italisë nga viti 2014 deri në 2017. Për çdo transport, fitimi varionte nga 1.4 deri në 1.6 mln euro.
“…elementë të dhënash, në mënyrë të hollësishme, në lidhje me të paktën tetë trafikime të paligjëshmetë bimëve narkotike nga Shqipëria në territorin italian të bëra nga 2014 deri 2017, në bordin e mjeteve lundruese të shpejte, duke transportuar rreth një ton lëndë narkotike për çdo udhëtim me një fitim bruto 1.400.000/1.600.000 € për çdo transferim; -informacioni mbi mbajtjen nga ana e grupit kriminal shqiptar të imbarkimeve të konsiderueshme në pronësi të “kreur” te blera në Itali, zakonisht në Bari ose në Shqipëri, në emër të disa personave pjestare të organizatës, për t’u shmangur identifikimit real të pronësisë së kreut “Lani” – thuhet në dosje.
SHPENZIMET E KREUT TË BANDËS PËR ÇDO TRANSPORTIM
Sipas dosjes së prokurorisë, janë evidentuar dhe shpenzimet e Ilirjan Zaimit për çdo transport që bënte, pra pagat që u jepte të gjithë personave të përfshirë. Mësohet se përgjithësisht, kostot për transportin e lëndës narkotike varionin nga 180-200 mijë euro për transportim.
Skafistët pagueheshin nga 25 – 65 mijë euro në varësi të sasisë së drogës që do dërgonin në Itali. 3-5 mijë euro merrte ndihmës skafisti ndërsa forcat e policisë shqiptare që bënin të mundur kalimin e lëndës narkotike përmes rrugëve detare merrnin 35-45 mijë euro për çdo rrugë. Në këto kosto nuk përfshihej kostoja e prodhimit të lëndës narkotike.
“…kostot e përballuara nga “Lani” DUCELLARI për çdo transferim të marijuanës të bërë nga Shqipëria në Itali, rreth 180/200.000 €, përveç kostos se droga, kështu pak a shumë të ndara: 25.000 € skafisti; nga 25.000 ai 60/65.000 € pak a shumë organizatës bareze; 3/5.000 ndihmēs skafistit; 35.000/45.000 e forcave të policisë shqiptare, tokësore e detare, për të garantuar nisje e sigurte të lundruesit e në proporcjon me vendin nga ku nisej e fikjen e radarit që kontrollonte brigjet e Durrësit; karburantin për lundrimin; shumën e vlerës së lundruesit” – thuhet në dosje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button