SHPRESA PËR DITË TË BUKURA MË MBUSH ME GUXIM DHE MË BËN MË TË FORTË

Jeta…Sa bukur është të jetosh!Të përjetosh çdo moment në mënyrën më të mirë të mundshme,duke u përpjekur që çdo ditë t`i shtosh nga një ngjyrë më të bukur jetës tënde,për ta bërë çdo çast që kalon të paharrueshëm,plot magji dhe emocion. Sa bukur do të ishte që çdo dite që kalon të zgjohemi të përqafuar me jetën,ta bëjmë udhëtimin tonë të paharrueshëm duke mos menduar për historinë që na la e djeshmja apo duke mos menduar më për misterin që do të na i zbulojë e nesërmja ,por të përqafohemi fort me të dhe të jemi të lumtur që jetojmë edhe që e sotmja na u bë dhuratë.

Jeta është një udhëtim i gjatë, i veshur me pëlhurën më të bukur të mundshme.Gjëja e vetme që duhet bërë është të zbulojmë çfarë ka brenda asaj pëlhure,çfare dhurate fsheh ajo per ne?Diçka është e sigurt brenda pëlhures së secilit prej nesh ka shumë te qeshura, ditë të lumtura ,çaste të paharrueshme! Por…nuk duhet harruar që brenda saj ashtu sikurse ka “ditë me diell “ do të ketë patjetër edhe “ditë të vrenjtura” mbase edhe “ditë tepër te errëta”,ditë ku do të ndihesh sikur nuk ke për t`ia dalë dot mbanë,ditë kur nuk mendon se do ta gjesh “dritën” për të ndriçuar botën tënde,por ama një gjë është e sigurt brenda asaj pëlhure nuk do të ketë asnjëherë ditë ku do të mungojë shpresa!Ndoshta mund te kete ditë ku do te mungojë drita ,por aty do të jetë gjithmonë shpresa për të na ndihmuar te gjejmë pak dritë,qoftë edhe një grimcë të vogël ose edhe për të na treguar rrugën që ta formojmë vetë ate

ë.Jeta nuk shkon asnjëherë ashtu siç ne e presim,ka gjithmonë të papritura.Vështirësitë janë sfidat e pandara të jetës që mposhten me një kundërshtar të vetëm, shpresen. Shpesa është ajo që na mban gjallë, ajo që rrjedh çdo ditë në damarë tanë.Është busulla e jetës sonë, udhërrefyesja jonë e vetme..

Njerëzit jetojnë me ëndrra të cilat i mban gjallë shpresa. Duhet vetëm pak shpresë që ta arrish ëndrrën dhe pak ëndërr që të prekësh realitetin.Shpresa është ajo që na shtyn për të jetuar,njësoj si ato yjet shpesh herë të pakët që ndriçojnë mbrëmjeve më të errëta, thjesht për të treguar që brenda çdo gjëje mbase jo të mirë do të ketë gjithmonë diçka të mirë,ashtu edhe siç brenda diçkaje të mirë ka gjithmonë diçka jo të mirë,sepse kjo është jeta,dhurata më e bukur që na është dhuruar ne njerëzve, rrugëtimi jonë i vetëm,i mbushur plot me çaste lumturie që papritur mund të kthehen në momente të zymta,plot çaste frike që rikthehen në një besim të paparë në vetvete apo edhe çaste humbje të cilat rikthehen në një fitore tepër të fuqishme…

/L.S/

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close