Shqipëria jep 4 milion dollarë për vaksinën e Covid-19

Shqipëria jep 4 milion dollarë për vaksinën e Covid-19
Qeveria shqiptare ka alokuar një fond prej 3 990 000 dollarë me qëllim për t’u bërë pjesë e Aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale, në blerjen e vaksinës të COVID-19 (COVAX Facility).
Për t’u bërë pjesë e kësaj strukture globale, “dozat totale të pjesëmarrësit”, janë 1 140 000 (një milion e njëqind e dyzet mijë), të cilat mbulojnë 20% të popullsisë.
Në relacionin e projektligjit dërguar parlamentit thuhet se kjo bëhet për shkak të urgjencës që paraqet prokurimi i vaksinës kundër COVID-19.
COVAX Facility thuhet në këtë relacion është krijuar si një mekanizëm global për të nxitur zhvillimin e shpejtë të vaksinave kandidate ndaj COVID-it, prodhimin në masë të gjerë të vaksinave të certifikuara dhe shpërndarjen e shpejtë e të barabartë për të gjitha vendet.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, hartuese e relacionit, “të gjitha vendet pjesëmarrëse, pavarësisht nga nivelet e të ardhurave, do të kenë qasje të barabartë në këto vaksina pasi ajo të jetë zhvilluar”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO i dhuaruan Shqipërisë 60 respiratorë të rinj, të cilët do t’i shtohen betejës me Covid-19. Kryeministri Edi Rama e quajti përballjen me Covid-19 një luftë të vështirë. Apelin ia drejtoi të gjithë pronarëve të bareve dhe restoranteve./TCH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com