Shteti i parë që heq maskat! Jo më të detyrueshme në ambiente të hapura

Nga kjo e diele, izraelitët nuk do të kenë më detyrimin që të mbajnë maskën në ambiente të hapura. Mediat izraelite raportojnë se kjo është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Prej më shumë se një viti në Izrael ishte e detyrueshme mbajtja e maskës në ambiente të hapura për të parandaluar përhapjen e virusit. Pavarësisht se është hequr detyrimi për të mbajtur maskën në ambiente të hapura, mbetet në fuqi rregulli që ajo të mbahet në ambiente të mbyllura. Aktualisht, 53 % e izraelitëve kanë marrë të dy dozat e vaksinës Pfizer.

Më pak se 1 milionë qytetarë kanë mbetur për t’u vaksinuar në mënyrë që procesi të përmbyllet terësisht. Rastet aktive të infeksionit janë 3 mijë. Disa ekspertë mendojnë se vendi tani po shkon pranë imunitetit të tufës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button