Shuhet në moshën 84-vjeçare arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo

TIRANE-Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo. Report Tv mëson se prej disa ditësh Velo ishte i shtruar në QSUT, pasi vuante nga anemia e theksuar. Ai ishte një nga 175 arkitektët më të mirë në botë. Maks Velo lindi në Paris më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi kaloi edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha.

Pasi mbaroi gjimnazin, ai vazhdoi studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas u specializua për arkitekturë dhe në vitin 1960 mori pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai u arrestua dhe dënua me dhjetë vjet burg.

Sot u nda nga jeta! Ja çfarë thoshte Maks Velo në intervistën e fundit në Report Tv.(Video)

Sot u nda nga jeta piktori dhe arkitekti i njohur Maks Velo. Intervistën e fundit në media ai e dha në datë 25 shkurt të këtij viti në Report Tv ku rrëfeu punën e bërë për botimin e albumit “Vizatime shqiptare 1957-2019”. Velo tregoi se nëpërmjet lëvizjeve të artit figurativ arriti që të shkojë drejt artit modern. Pak ditë pas intervistës ai u shtrua në QSUT, pasi vuante nga anemia e theksuar.

Burimi – Shqiptarja.com

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close