Si e vuri nën kontroll Gjermania shpërthimin e koronavirusit

Gjatë një mbrëmje janari, në një kompani që prodhonte pjesë makinash, një punëtor iu drejtua kolegut dhe i kërkoi t’i japë pak kripën. Bashkë me kriporen, në atë çast, ata shkëmbyen edhe koronavirusin. Në këtë përfundim kanë dalë shkencëtarët.

Fakti që ky shkëmbim u dokumentua, është rezultat i një kontrolli intensiv, pjesë e një historie të rrallë suksesi në luftën globale kundër virusit.

Dy punëtorë ishin një nga hallkat e para, të atij që do të ishte zinxhiri i parë i dokumentuar i transmetimeve të shumta të Covid19 nga njeriu te njeriu, jashtë Azisë.

Koha e fituar nga Gjermania mund të ketë shpëtuar qindra jetë, thonë shkencëtarët.

Rasti i parë i COVID-19 i transmetuar në vend filloi më herët se sa Italia, por Gjermania ka pasur shumë më pak vdekje. Transmetimi i parë lokal i zbuluar në Itali ishte më 21 shkurt. Në atë kohë Gjermania kishte filluar një fushatë informuese nga Ministrisa e Shëndetësisë dhe një strategji qeveritare për të trajtuar virusin, i cili do të varej nga testimi i përhapur. Në Gjermani deri më tani, më shumë se 2,100 njerëz kanë vdekur nga COVID-19. Në Itali, me një popullsi më të vogël, totali tejkalon 17,600 të vdekur.

“Ne mësuam se duhet të gjurmojmë me përpikëri zinxhirët e infeksionit në mënyrë që t’i ndërpresim ata”, tha për “Reuters” Clemens Wendtner, mjeku që trajtoi pacientët në Mynih.

Ditarët elektronikë

Ishte e hënë, 27 janar, kur Holger Engelmann, Drejtori i Përgjithshëm i “Webasto”, u tha autoriteteve se një prej punonjëseve të tij ishte testuar pozitive për koronavirusin e ri. Gruaja, e cila banonte në Shanghai, kishte marrë pjesë në takime në zyrat qendrore të “Webasto”-s.

Ndërsa ishte në Gjermani, ajo ndjeu dhimbje të pazakonta në gjoks dhe në shpinë dhe ishte e lodhur përgjatë gjithë kohës. Por ajo nuk u dha shumë rëndësi simptomave.

Gjendja e saj u përkeqësua gjatë fluturimit në kthim për në Kinë, ajo u testua pozitive pasi zbriti dhe u shtrua në spital. Gruaja njoftoi menaxherët e punës për rezultatin dhe ata u dërguan e-mail drejtuesve së kompanisë në Gjermani.

Tani i njohur si “Rasti 0” i Gjermanisë, pacientja nga Shanghai është një “punonjëse afatgjatë, e vlerësuar nga drejtuesit e projektit”, të cilën Engelmann e njeh personalisht, sipas deklaratës së tij për “Reuters”. Kompania nuk ka zbuluar identitetin e saj ose atë të të tjerëve të përfshirë, duke thënë se anonimiteti ka inkurajuar stafin të bashkëpunojë, në përpjekjet e Gjermanisë për të përmirësuar situatën me virusin.

Bavaria mbylli jetën publike në mes të marsit. Që atëherë Gjermania ka mbyllur shkollat, dyqanet, restorantet, terrenet e lojërave dhe objektet sportive, dhe shumë kompani janë mbyllur për të ndihmuar kauzën.

Godit dhe vallëzo

Kjo nuk do të thotë se Gjermania e ka mposhtur COVID-19.

Shkalla e vdekjes në vend nga koronavirusi është 1.9%, bazuar në të dhënat e mbledhura nga “Reuters”, është më e ulëta midis vendeve të prekura, fjala vjen p o ta krahasosh me 12.6% në Itali. Por ekspertët thonë se më shumë vdekje do të ndodhin në Gjermani.

“Shkalla e vdekjes do të rritet”, tha Lothar Wieler, presidenti i Institutit “Robert Koch” të Gjermanisë, për sëmundje infektive.

Dallimi midis Gjermanisë dhe Italisë është pjesërisht statistikor: Shkalla e Gjermanisë duket shumë më e ulët sepse vendi ka testuar gjerësisht.

Gjermania ka kryer më shumë se 1,3 milionë teste, sipas Institutit “Robert Koch”. “Tani po kryen deri në 500,000 teste në javë”, tha Drosten. Italia ka kryer më shumë se 807,000 testime që nga 21 shkurti.

Qeveria e Gjermanisë po përdor javët e fituara nga përvoja e Mynihut për të dyfishuar numrin e shtretërve të kujdesit intensiv, në rreth 28,000. Vendi tashmë ka numrin më të madh të shtretërve të kujdesit kritik në Evropë për frymë popullsie, sipas një studimi të vitit 2012.

Një skenar tjetër parashikoi 12,000 vdekje – me më shumë testime pas uljes së pjesëshme të kufizimeve.

Një plan veprimi për të ardhmen i hartuar nga qeveria propozon gjurmimin e shpejtë të zinxhirëve të infeksionit, mbajtjen e detyrueshme të maskave në publik dhe kufizimin e tubimeve. Qeveria po mbështet gjithashtu zhvillimin e një aplikacioni për smartphone për të ndihmuar në gjurmimin e infeksioneve. / World Economic Forum.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close