Si ndryshoi bota në 200 ditë për 3 astronautët

Herën e fundit që Jessica Meir, Andrew Morgan dhe Oleg Skipochka ishin në Tokë kishte festa, shtrëngim duarsh, koncerte dhe në asnjë mënyrë nuk flitej për koronavirusin e ri.

Pas më shumë se 200 ditësh, që kur ata u nisën për një udhëtim në hapësirë gjërat kanë ndryshuar. Tre astronautët zbarkuan në Tokë të premten në Kazakistan.

Në një konferencë për mediat një javë më parë Meir dhe Morgan deklaruan se ishin informuar vazhdimisht për koronavirusin në Tokë, por çdo gjë dukej ndryshe nga hapësira.

“Mund të shikojmë lajme nga këtu. Kemi folur me miq dhe familjarë për të pasur një pikturë të situatës. Por nga këtu lart është e vështirë të kuptosh se çarë ka ndodhur dhe si jeta ka ndryshuar kur të kthehemi”, tha Morgan.

Shëndeti i astronautëve do të monitorohet për disa javë në vazhdim. Kjo është një procedurë normale, megjithatë NASA ka deklaruar se do t’i bëjë më të gjera për shkak të frikës nga koronavirusi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button