Si të aplikoni për pagën 40 mijë lekë? – Procedura hap pas hapi, ja çfarë i penalizon bizneset

Tatimpaguesit që plotësojnë kriteret e vendosura nga qeveria për të përfituar pagën financiare prej 40 mijë lekësh, duhet të ndjekin një procedurë strikte aplikimi që të mos penalizohen. Kështu, hap i parë është që të logoheni në në llogarinë tuaj të deklarimit elektronik e-filing, duke vendosur Emrin e perdoruesit dhe Fjalëkalimin. Pozicionohuni në menunë Kontabilitet, dhe zgjidhni nënmenu Ndihma Financiare. Në rubrikën Kërkesë për ndihmë financiare, zgjidhni “Të padorëzuara” dhe klikoni mbi të. Pas këtij hapi, ju shfaqet mesazhi që konfirmon se Kërkesa e re për ndihmë financiare është krijuar me sukses.

Në këtë moment, ju mund të filloni me plotësimin e formularit, i cili do të ketë të paraplotësuar, të dhënat e përgjithshme të subjektit tuaj, emrat dhe ID e punonjësve që potencialisht do të jenë përfitues të ndihmës financiare, dhe ju duhet të plotësoni saktë, si të dhëna te detyrueshme për t’u plotësuar:  Nr. Telefoni subjekti, – email subjekti, – IBAN të secilit individ përfitues (është i detyrueshëm plotësimi i IBAN me 28 karaktere duke filluar me AL) – Nr. Telefonit dhe adresen email të secilit individ përfitues Emrin e bankës, për secilin individ përfitues, ju mund ta zgjidhni nga lista që ju shfaqet duke klikuar mbi kutizën Banka. Pasi keni plotësuar të dhënat e punonjësve tuaj, dhe keni përfunduar dorëzimin e Formularit, në seksionin Statusi : do t’ju shfaqet shënimi Miratuar, që do të thotë se kërkesa juaj është miratuar automatikisht dhe do të vijohet me pagesën e Ndihmës financiare prej 40.000 lekësh;  Ose do t’ju shfaqet shënimi “Në pritje”, që do të thotë se kërkesa juaj po verifikohet nga DRT përkatëse.

Pas verifikimit të të dhënave, statusi do të ndryshojë në Miratuar dhe më pas do të vijohet me pagesën, ose Refuzuar, dhe do të jetë e shprehur edhe arsyeja e refuzimit të Kërkesës. Nëse gjatë plotësimit të Kërkesës, vini re që nuk ju shfaqen të dhënat e punonjësve edhe pse i plotësojnë kriteret kjo do të thotë që punonjësi është i dypunësuar dhe punëdhënësi tjetër e ka plotësuar tashmë Kërkesën me të dhënat e tij. Ju nuk mund të plotësoni një Formular për përfitimin e ndihmës financiare, nëse statusi juaj në datën e Urdhërit përkatës të MSHMS është i ndryshëm nga AKTIV. Ndërsa është detyrim plotësimi korrekt i të gjitha kutiave në mënyrë që kërkesa të jetë e vlefshme.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close