Si të dalloni shenjat e virozave? Skënder Brataj: Ndryshimet mes gripit dhe Covidit

Si të dalloni shenjat e virozave? Skënder Brataj: Ndryshimet mes gripit dhe Covidit

Me vjeshtën vijnë edhe virozat e stinës, të cilat kanë tipare të ngjashme me Sars Covid 2. Mjekët këshillojnë qytetarët të bëjnë kujdes për të bërë dallimin mes dy sëmundjeve.
Shefi i urgjencës Kombëtare në një intervistë për Vizion Plus, tregon se një individ e ka të mundur që të dallojë nëse ka ftohje te lehtë, grip apo është infektuar me koronavirus.
“Kanë shumë shenja të ngjashme me Covid. Fillimi te rrufa është graduale, ndërsa te gripi dhe Covid-19, i menjëhershëm; por diferenca te Covid 19 është se nuk ka rrufë apo sekrecione, por fillon me këputje të trupit dhe djersitje.”
Një element që mund të krijojë konfuzion tek qytetarët është temperatura, por që për ekspertët në të trija rastet, ka diferenca.
“Temperatura te ftohja është e rrallë, ndërsa te gripi zgjat tre ose katër dite, ndërsa në këtë kohë ka filluar edhe tek Covid-19. Por te Covid-19 nuk ka pjesë trupi që nuk të dhemb dhe je shumë i këputur.”
Brataj, i cili është edhe anëtarë i Komitetit Teknik të Ekspertëve për koronavirusin këshillon se në çdo rast personat nuk duhet të kenë panik, por duhet t’i drejtohen mjekut të familjes për të dhënë diagnozën e saktë

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close