Silva Bino: Mos promovoni idiotë që thonë gomarllëqe. Alfred Cako: Aman më fut tek Infektivi pa maskë

Një ditë më parë, Alfred Cako, një personazh i denjë për filmat fantastiko-shkencorë, deklaroi se në Spitalin Infektiv po infektoheshin vetë pacientët, ndërsa shtonte se ka marrëveshje të fshehta për të mos lejuar daljen e informacioneve.

Kësaj deklarate iu përgjigj shefja e ISHP-së, Silva Bino, e cila e ftonte Cakon që të shkonte vetë te Infektivi dhe të investigonte, pasi sipas saj, ai ‘fliste lloj lloj gomarlliqesh nga kolltuku

“Kur mediat pomovojnë idiote. Te shkoje ky zoteria po qe i zoti vete tek Infektivi mqs qenkan rrena e te investigoje. Atje punonjesit rropaten perballen me rrezikun e njerezit perpeliten e perpiqen te mbijetojne ky ben lloqe cdo te premte se ja lejojne televizionet dhe e promovojne mediat se duket bukur.

Mediat po ashtu promovojne njerez qe se kane pare noj here pacientin e infektuar apo se dijne nga bie virusi po bejne teori e politike populiste per te promovuarveten duke folur lloj lloj gomarlleqesh nga kolltuku”, thotë Bino.

Ndërkohë, Cako i është përgjigjur Binos me anë të një mesazhi se e pranon sfidën dhe ku i kërkon ta lejojë të futet në spitalin Infektiv me një mjek të fushës, pa mjete mbrojtëse.

‘Jam dakord të vij pas sfidës tuaj publike të vij e të investigoj të vërtetën tek Infektivi megjithë mjekun Andi Nikolla të lëvizjes No Vax Albania. Mund të vijmë pa maska te pavioni i CV19 dhe do intervistojmë të sëmurët. Më ktheni përgjigje.’ i shkruan Cako, Silva Binos në rrjetin social Facebook.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close